“Të hash një kafshë është si të hash kushëririn tënd”- Animalistja i qëndron deklaratës: Qepës duhet t’i flasësh kur e gatuan! Bimët kanë sistem nervor

Jul 15, 2022 | 10:05
SHPËRNDAJE

Deklarata e animalistes Jonida Gjoka se  “të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd” është bërë virale prej disa ditësh në rrjetet sociale.

aii

Pavarësisht reagimeve të shuma ajo vazhdon t’i qëndrojë të njëjtit mendim. Jonida tregoi se ajo vetë është vegjetariane, por është në evolim pasi vazhdon të konsumojë frutat e detit.

“Të gjithë komente që janë bërë nuk janë bërë për mua. Jam në katalizator të krijuar nga demonët apo zoti. Unë kam qenë mishngrënëse, po kam hulumtuar që të bëjë një jetë më me kualitet. Në moshën që kam unë kam menduar të kem një jetë më të mirë. Dëgjo e vërteta është e vërtetë. Mediat më kanë dhënë shumë kredit, po nuk i kam unë këto kredite. Janë studime që janë bërë nga shkencëtarë në laboratorë. Unë kam mbaruar bio-kimi në 92 dhe interior dizanj në Amerikë.

Unë kam sjellë disa foto në fakt që deklaratat që kam bërë nuk janë personale, po mi kanë dhënë mua kreditet. Njeriu kudo që shkon merr atë që ka brenda, nëse ke zotin brenda ke mirësi, në kundërt ke  demonët. Unë i falenderoj të gjithë ata që kanë bërë komente se më kanë dhënë kreditet.

Në fakt gjithçka që është në këtë planet është e gjallë. Ka një krijues dhe tek uji, ka një ndërgjegje si çdo gjë e gjallë. Hindut, indianët e kanë pasur ujin 5 mijë më përpara. Nuk e kam thënë unë, mi keni dhënë mua kreditet. Një gjë që është e gjallë ka memorie, ka ndërgjegje. Nëse kjo është funny, unë në fund të ditës kam bërë diçka. E ka thënë një shkencëtar japonez që e ka thënë këtë, Masaru Emoto quhet ai që e ka studiuar. Është e vërtetë që ne jemi kushërinj si mund ta konsumosh. Duke filluar nga dhëmbët, sistemi tretës ka një zorrë shumë të shkurtër dhe ne e kemi shumë të gjatë si lopa. E treta pehashi është 2.0”, tha ajo në ABC.

Gjoka shprehet se edhe kur gatuan duhet t’i flasësh qepës pasi sipas saj bimët kanë sistem nervor. “Ne jemi energji, qenie shpirtërore që kemi këtë eksperiencë fizike. Ne jemi ajo që kemi qenë para lindjes dhe pas vdekjes. Këtë e thonë edhe shkrimet fetare. Tashmë nuk jam më mëkatare. Aktualisht jam vegjetariane, e konsumoj vezën të pastër. Pse duhet t’i bëj unë lopës apo tjetrit diçka. Unë jam dakord me qumështin, me vezën.

Sa më i madh të jetë sistemi nervor aq më e madhe është ajo që ndjejnë. Unë ha vetëm frutat e detit. Do ishte e pamoralshe me mua të thosha që jam perfekte. Jam në evolim. Edhe lutja kur ti e thua me mendje ka fuqi më tepër. Edhe kur gatuan, po bën turli. Mere qepën ti do ti flasësh. Bimët kanë sistemin nervor. Unë jam për atë që bënë më pak dhimbje”, u shpreh animalistja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura