Ditën e sotme (25 janar), Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me strukturat në Elbasan, ku kërkon intensifikimin e aksionit për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa thekson se çdo sekondë deri më 11 maj është vendimtare.
Bushi u shpreh se beson me bindje se, “*Elbasani nga Kryeqyteti i Ditës së Verës, në 11 Maj do të shndërrohet në Kryeqytetin e Pranverës së Demokracisë dhe të fitores së Partisë së Lirisë dhe opozitës në tërësi”.
Ndër të tjera, ai tha se Partia e Lirisë është parti e fjalës së mbajtur dhe se të gjitha premtimet i realizon.
“Jo vetëm sepse kemi një program tërësisht të financueshëm, konkret dhe të certifikuar, por edhe pse ne I kemi dhënë provat se jemi Partia e fjalës së mbajtur dhe që realizojmë gjithçka çka ne premtojmë”, tha ai.
Deklarata e plotë:
Përshëndetje!
Së pari më lejoni të falenderoj dhe t’ju përgëzoj z.Edmond Haxhinasto për punën e shkëlqyer që keni bërë me drejtimin si Sekretar Politik në Qarkun e Elbasanit.
Një falenderim me përluje dhe mirënjohje për të gjithë drejtuesit e strukturave tona vendore në Elbasan, për kryetar vendor të Partisë së Lirisë, z. Dashamir Gjika, pa harruar këshilltarët tanë të jashtëzakonshëm në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Elbasanit, si dhe të gjithë anëtarët tanë qëndrestarë, sidomos ata të cilët në këto 12 vite keqqeverisje të “Rilindjes” kanë kontribuar dhe kanë sakrifikuar aq shumë në betejë përballë një Qeverie që çdo ditë ka faktuar që fokus ka interesin personal, ka mbështetjen e bandave, të krimit e trafikut të drogës dhe absolutisht jo qytetarin e thjeshtë.
Falë punës tuaj që besoj do të intensifikohet në këto ditë vendimtare drejt zgjedhjeve parlametare, unë jam i bindur se *Elbasani nga Kryeqyteti i Ditës së Verës, në 11 Maj do të shndërrohet në Kryeqytetin e Pranverës së Demokracisë dhe të fitores së Partisë së Lirisë dhe opozitës në tërësi.
Jo më kot e caktuam këtë takim me ju në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, sepse për ne dhe për ju Elbasani ka qenë dhe duhet të vijojë të mbetet qyteti i dijes, i arsimit, i kulturës, i traditave dhe qytetarisë dhe jo kështu siç e ka katandsur “Rilindja” në këto 12 vite, për fat të keq, nëpërmjet braktisjes, harresës por edhe dhunës së pashembullt, në qytetin ku ligjin sot e bëjnë bandat e lidhura apo me licencë qeveritare.
Është për të ardhur keq në fakt, se si qëndra e këtij qyteti, nga lagjia “Kala”, simboi i traditave, i vlerave dhe i historisë të jashtëzakonshme të Elbasanit, është spostuar në Xibrakën e drogës të Olsi Ramës.
Kjo tregon edhe fiozofinë e Narkoqeverisë, per të cilën Xibraka simbolizon jo vetëm mënyrën e qeverisjes por edhe themelet ku është ndërtuar qeverisja dhe mënyra se si Edi Rama e ka drejtuar në 12 vite të qeverisjes qëndrore Elbasanin, përfshi edhe 18 vitet e qeverisjes lokale.
Sot Elbasani është radiografia më e qartë e pasojave shumë të rënda që Edi Rama ka sjellë për banorët e këtij Qarku që sot renditet i dyti pas Kukësit, më i varfër në vend për të ardhurat për banorë edhe pse është Qarku me potencialet më të mëdha për zhvillim si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe në atë të industrisë.
Ne kemi bërë çdo përpjekje dhe do vijojmë të bëjmë gjithçka në mënyrë që prespektiva e të rinjve dhe të rejave të Elbasanit të mos jetë largimi nga vendi, të mos jetë rekrutimi nga bandat që duan të kontrollojnë qytetin, por të jetë mbështetja e tyre ekonomike dhe në veçanti mirëqënia e të gjithë qytetarëve, përfshi edhe të pensionistëve që aq shumë kanë kontribuar për zhvillimin e këtij qyteti.
Ndaj dhe “qendra” e Elbasanit u spostua nga Edi Rama në Xibrakë sepse për Narkoqeverinë Elbasani është konsideruar veçse si një nyje e rëndësishme e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe jo jo si një zonë me potencial të madh për zhvillimin dhe mirëqënien e qytetarëve.
Sepse të gjithë e dinë tanimë se Llatja nuk është dhe nuk ka qenë kurrë Kryetari i Bashkisë, se Kryetari i vërtetë kanë qenë gjithmonë bandat dhe banditët që e rrahin në zyrë këtë kukullën që kanë caktuar në krye të këtij institucioni, në zyrën e të cilit policia, sic e dinë të gjithë banorët e Elbasanit, shkoi jo për të arrestuar banditët që rrahën Kryetarin e Baskisë, por për t’i fshirë lotët dhe gjurmët që krimi ka lënë në këtë institucion, si në të gjithë qytetin.
Edhe përgjimët e bëra së fundmi publike të SKY Enchro chat vërtetuan denoncimmet e drejta të Partisë së Lirisë dhe të Opozitës, se në gjithë këto vite Shef Komisariati, Drejtor i Tenderave, Drejtor i Arsimit, Drejtor Spitali apo edhe Drejtor i Komunales në Elbasan ka qenë Taulant Balla, i cili me bekimin e Edi Ramës e dorëzoi qytetin në duart e bandave që sot po bëjnë ligjin.
Aq i fortë është kontrolli i bandave sa këtë e vërteton fakti se në Elbasan sheh më shumë policë në rrugë se sa qytetarë, por ku policët për fat të keq të ngjasojnë me ata dordolecat që i vendosin në arra për të trembur sorrat, se janë aty për të raportuar tek krimi dhe jo për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Besoj ju të gjithë i keni parë përgjimet e publikuara edhe në media, se si Tao-Tao komunikon me banditë në funksion të zgjedhjeve, në funksion të grabitjes së votave të qytetarëve edhe madje dhe në rolin e Shefit të Komisariatit të Elbasanit bën dhe arrestimet, jo në funksion të garantimit të rendit publik se nuk ka qenë kurrë kjo kompetenca e tij, por në funksion të grabitjes së zgjedhjeve, të ushtrimit të dhunës dhe terrorit ndaj qytetarëve të ndershëm dhe patriotë të Elbasanit.
Ky në fakt është edhe një tregues se si “Drejtësia e Re” që i ka tanimë të gjitha provat se kush e komandon krimin dhe trafikun e drogës në Elbasanin, pra Olsi në Xibrakë dhe Taulanti në Kala, nuk po vepron ndaj tyre, jo se nuk ka prova, sepse provat ulërasin çdo ditë, por se tanimë në këto zgjedhje, përballë nesh, përveç Rilindjes do të kemi edhe këtë organizatë, që nga një institucion i ngritur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, është bërë palë me Narkoqeverinë kundër opozitës dhe qytetarëve të ndershëm.
Ndaj dhe kemi mbërritur në këtë situatë ku Elbasani së bashku me Durrësin, për fat të keq, janë sot dy nga qarqet më problematike në raport me rendin dhe sigurinë publike.
Ajo që është më shqetësuese është fakti se në Elbasan shumica e krimeve zgjedhore deri tani që janë denoncuar i takojnë këtij qarku, por niveli i ndëshkueshmërisë ka qenë pothuajse zero. Pse?
Sepse Prokuroria me qëllim nuk i heton krimet zgjedhore sepse kërkon që nëpërmjet mosndëshkimit të bandave të lidhura me pushtetin të mund t’i garantojë sërish Edi Ramës edhe një mandat tjetër 4-vjecar në kurrizin tuaj në këmbim të një mandati tjetër të përjetshëm për këta drejtues mercenarë në krye të SPAK, si vegla qorre e Edi Ramës që quhet Altin Dumani.
Ishte ky SPAK, që denoncimin e opozitës në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit për krimet e rënda elektorale që bënë zyrtarët e “Rilindjes” me bandat e Elbasanit nuk e hetoi, por ja kaloi Prokurorisë së Elbasanit, që ishte në konflikt interesi, kur të gjithë ju e dini se vëllai i Prokurorit që do hetonte cështjen ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste.
Përvec kësaj situate shumë të rëndë me rendin dhe sigurine publike, më e rëndë akoma është situata ekonomike e familjeve të thjeshta të Elbasanit.
Elbasani është i përqendruar te sektori I bujqësisë që ze gati rreth 40% të ekonomisë të këtij Qarku dhe ku sipas të dhënave më të fundit janë punësuar rreth 62% e fuqisë aktive puntore, por edhe më tronditëse është se nga gjith ky Qark që e ka ekonominë të përqëndruar te bujqësia, produktet e fermerëve të Elbasanit furnizojnë jo më shumë se 2% të tregut vendas me prodhime, sepse fokusi nuk ka qenë kurrë prodhuesi vendas, nuk ka qenë kurrë fermeri I Elbasanit, por vetëm importi që ka i detyruar sot edhe vetë fermerët në Elbasan të furnizohen apo ushqehen më produkte importi dhe jo me produktet që ata deri dje prodhonin.
Fermerët në Elbasan besoj e mbajnë mend se si 12 vite më parë “Rilindja” erdhi në pushtet me premtimin se do të mbështestë bujqësinë dhe fermerët, por që sot fermerët dhe blegtorët janë në prag të falimentimit.
Vetë protestat e fermerëve në Qarkun e Elbasanit, që me drejtë ngrejnë zërin dhe shqetësimin për mungesën e tregut për shitjen e prodhimeve të tyre vërtetojnë këtë që unë them.
Të gjithë fermerët e dinë se si në këto 12 vite rimbursimi i TVSH për imputet bujqësore u ul nga 20% në 6%!
Se si është përngjysmuar numri I krerëve të lopëve, se si qumështi pluhur nga Serbia ka përmbytur tregun.
Fermerët në Elbasan në vend të shtonin të ardhurat po sharrojnë drurët frutorë, po hedhin prodhimet në kanal dhe po braktisin Shqipërinë.
Nafta në vend të subvenciononte traktorin e fermerit të Elbasanit ka përfunduar si tollon në veturat e drejtorëve banditë të Edi Ramës në Elbasan.
Fermerët në Elbasan e dinë pse mungon uji për vaditje, apo më e rëndë akoma se si fondet e IPARD në vend të shkonin për të mbështetur bujqësinë, kanë përfunduar tek inceneratorët, përfshi edhe këtë ngrehinën në Elbasan që u ndërtua si ‘’kryevepër’’ e Edi Ramës dhe e ‘’Rilindjes’’ që do t’i jepte fund problematikës shumë të madhe të ndotjes në këtë Qark, por që për fat të keq Elbasani sot është më i ndotur se 12 vite më parë dhe se si ky incenerator së bashku me atë të Tiranës që nuk ekziston fare, përfshi edhe atë të Fierit, gllabërojnë cdo ditë qindra milionë euro, që përfundojnë të gjitha në xhepin e Edi Ramës.
Pra 12 vite pa asnjë orientim, pa asnjë subvencion, mijëra fermerë kanë falimentuar në Elbasan dhe janë detyruar të braktisin tokat e tyre.
Bujqësia është 1 nga 5 prioritetet tona kryesore, sepse ne besojmë se duke mbështetur fermerin në Elbasan, ne kemi mbështetur mijëra familje që sot, jo vetëm janë të braktisur dhe të harruar nga shteti, por që shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi.
Falë këtij programi ne do tju mundësojmë të gjithë fermerëve në këtë Qark:
✅️Do të rritim me 5-fish financimin për Bujqësinë e Blegtorinë.
✅️Do ta ulim TVSH për prodhimet bujqësore dhe blegtorale në 5%.
✅️Do t’i dhurojmë 10 MIJË EURO fond çdo familje fermere në qarkun e Elbasanit që hap një biznes bujqësor familjar dhe do ta përjashtojmë për 5 vite nga taksat e tatimet.
Falë këtij programi ne do të mundësojmë edhe frenimin e dramës së madhe të shpopullimit në këtë Qark, që sic e theksova mban rekord për sa I përket numurit të të rinjve dhe të rejave që largohen së pari duke mbështetur familjet e reja, duke subvencionuar arsimin si dhe duke mbështetur të gjithë ata të cilët sot janë të fokusuar te prodhimi I produkteve bio, tek agroturizmi për ta shndërruar shume shpejt këtë Qark në një Qark I cili nuk do të eksportojë vetëm mbetje të rrezikshme sikundër u faktua edhe pak kohë më parë, por në një Qark I cili do të eksportojë të gjitha ato prodhime që punëtorët duar artë në blegtori apo në bujqësi, prodhojnë cdo ditë me mundin dhe me djersën e tyre.
Ndaj është e domosdoshme që këtë program ta shpërndajmë derë më derë, sepse falë këtij programi do të mundësohet edhe dyfishimi I pagave dhe I pensioneve. Sepse ne jo vetëm kemi të drejtën morale për të kërkuar votën si një Parti e provuar e fjalës së mbajtur, por edhe për faktin se falë këtij programi ne garantojmë mirëqënien ekonomike për të gjithë qytetarët e Qarkut të Elbasanit.
Nuk dua të mos përmend problematikat shumë të rënda që edhe qeverisja lokale ka shkaktuar në këto 18 vite nga ‘’Rilindja’’ në këtë Bashki, duke filluar që nga problemet e infrastrukturës rrugore, nga cështja e ujit të pijshëm, nga izolimi I shumë fshatrave pranë qytetit të Elbasanit dhe deri tek degradimi I pa tolerueshëm dhe skandaloz I lagjes ‘’Kala’’ ku dita ditës vijojnë të shemben banesat e vjetra sepse mbrojtja e identitetit Kombëtar, e vlerave dhe traditave të këtij qyteti, kurrë nuk kanë qenë prioritet I ‘’Rilindjes’’-
Padiskutim dua ti përgëzoj edhe Këshilltarët tanë në Bashkinë e Elbasanit për të gjitha ato beteja dhe përballje me Këshilltarët Rilindas sa I përket mospranimit të rritjes së taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Elbasanit, të gjitha të miratuara dhunshëm, me forcën e kartonit të ‘’ Rilindjes’’.
Sikundër dua të denoncoj edhe përpjekjen e fundit kriminale të kaluar me vota në Këshillin Bashkiak të Elbasanit dhe që lidhet me nënshkrimin e marrëveshjes mes Bashkisë dhe Agjensisë së Kadastrës për cështjen e legalizimeve.
Sepse kjo marrëveshje në fakt nuk kundërshtohet nga përfaqësuesit tanë dhe nuk u kundërshtua, jo sepse ne jemi kundër procesit të legalizimeve në këtë Bashki, proces I cili duhet të ishte përfunduar tanimë, sepse ju besoj I mbani mend premtimet e 12 viteve më parë të Edi Ramës që do ti jepte fund brenda një mandati cështjes së legalizimeve, por për faktin se kjo marrëveshje nuk synon asgjë tjetër vecse përdorimin politik të saj për të marrë votat e qytetarëve të Elbasanit.
Sepse kjo Bashki që sot kontrollohet nga bandat dhe ka caktuar aty një Kryetar kukull, nëpërnjet Kryepleqve po përpiqet që tani, ddhe unë dua të përgëzoj strukturat tona për raportimet shumë serioze që na kanë dhënë lidhur me këtë cështje, po përpiqen që ta perdorin si një mekanizem presioni dhe shantazhi ndaj të gjithë atyre banorëve të cilët kanë sot probleme me legalizimet në këmbim të votave në 11 Maj.
Megjithatë unë besoj se qytetarët e Elbasanit janë shumë të vëmendshëm dhe do të jenë shumë të kujdesshëm në 11 Maj duke ndëshkuar me votë të gjithë ata që e shkatërruan Elbasanin dhe që e shndërruan këtë qytet të luleve, të dijes, të kulturës, të arsimit, të qytetarisë në Kryeqytetin e drogës dhe të bandave.
Sepse tanimë ‘’Rilindja’’ është në ditët e saj të fundit dhe e vetmja ofertë politike e Edi Ramës në këto zgjedhje do të jetë vetëm qeverisja me bandat dhe askush prej jush nuk besoj se është dakort me këtë platform.
Ndaj nuk mund të mos shpreh kënaqësinë, që këtu në rreshtin e parë ka shumë zonja dhe vajza dhe gra të nderuara, cka janë jo vetëm burim force për ne por sigurisht edhe na japin shpresën se si vajzat, gratë, nënat shqiptare e mbështesin këtë program të shkëlqyer që rikthen shpresën, dinjitetin dhe ato shërbime që meritojnë të gjithë qytetarët e Elbasanit.
Prandaj ju ftoj që cdo sekondë, cdo orë dhe cdo ditë në vijim deri në 11 Maj të jenë vendimtare për ne, sepse në 11 Maj ne kemi mundësinë për të ndëshkuar me votë për të gjithë ato krime që I kanë bërë këtij qyteti.
‘’Rilindja’’ të marri përgjigjen më të hidhur që meriton.
Jo vetëm sepse kemi një program tërësisht të financueshëm, konkret dhe të certifikuar, por edhe pse ne I kemi dhënë provat se jemi Partia e fjalës së mbajtur dhe që realizojmë gjithçka çka ne premtojmë.
Shumë e rëndësishme në këto zgjedhje është pa diskutim edhe vota e Diasporës dhe jam I bindur se të gjithë ata të rinj dhe të reja që janë detyruar me dhunë të braktisin këtë trevë të mrekullueshme do ta ndëshkojnë në 11 Maj me votë Edi Ramën, jo vetëm sepse ne angazhohemi që pas 11 Majit me Partinë e Lirisë në Qeveri ne do të ngrejmë një Ministri të posaçme për Diasporën si mundësi për të nxitur politika por edhe ura bashkëpunimi mes Diasporës dhe Shtetit shqiptar, por edhe do të hapim dyert për të gjithë ata profesionistë të rinj shqiptarë që sot janë në Diasporë dhe që nesër do të kenë një mundësi, dhjetëra apo mijëra mundësi të reja në Shqipëri për të investuar apo për të vënë në jetë dijet e tyre.
Shfrytëzoj këtë takim edhe për tju bërë thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë në Diasporë, të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje dhe të ndëshkojnë me votë armikun e lirive dhe të drejtave të tyre dhe sidomos pengmarrësin e Elbasanit që quhet Edi Rama.
Indiferenca është I vetmi aleat I Narkoregjimit, ndërsa vetëm përballja është e vetmja rrugë që garanton shembjen e kësaj kalbësire morale edhe politike që quhet ‘’Rilindje’’.
Ndaj ju ftoj që të nxitojmë të intensifikojmë aksionin tonë.
Dua tju përgëzoj edhe njëherë për gjithë qëndresën dhe punën e shkëlqyer që po bëni, por këto më pak se 4 muaj janë vendimtare për të përcaktuar fitoren tonë, që mbi të gjitha do të jetë fitorja e qytetarit të thjeshtë të Elbasanit dhe fitorja e familjeve të thjeshta elbasanase.
Faleminderit!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al