“Të jap përgjigje për respekt të…”- Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, Leonard Duka përplaset në sallë me prokurorin: Ku ta gjej qetësinë gjyqtare? Prej 6 vitesh më mban në kërkim

Oct 24, 2024 | 14:18
SHPËRNDAJE

Leonard Duka është përplasur në sallë me prokurorin e çështjes Behar Dibra teksa merrej në pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.

Leonard-Duka-770x434

Teksa pyetur nga prokurori lidhur me detajat mbi ngjarjen e gushtit të vitit 2019, Leonard Duka iu është drejtuar ‘ju jap përgjigje në respekt të gjykatës sepse t’i nuk e meriton.

“Për respekt të së vërtetës. Jo për mua”, iu përgjigj prokurori Behar Dibra.

Leonard Duka pretendoi se është mbajtur për 6 vite pa arsye në kërkim.

“Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim”, tha ai.

Ndërsa iu drejtua gjyqtares: “Ku ta gjej qetësinë me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim.”

LEXONI EDHE: Vrasja e Santiago Maloks, Leonard Duka dëshmon në GJKKO: Ja çfarë ndodhi ditën e ngjarjes

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura