Këngëtarja Semi Jaupaj ka nxitur thatheshemet se është në një lidhje dashurie me kolegun e saj, Sardi Strugaj.
Ajo është shfaqur e kapur për dore me artistin në premierën e filmit “5 herë jo” të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Semi Jaupaj dhe Sardi Strugaj publikuan pamje ku shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin në rrjetet sociale teksa qëndrojnë së bashku tapetin e kuq.
Në postimin e Semi Jaupajt, Sardi komentoi një emoji zemre të kuqe, ndërsa artistja iu përgjigj me emoji zemre të bardhë.
“Më shumë gjëra do të vijnë”, shkruan Sardi, krahas një video ku shfaqet i kapur për dore me Semi Jaupajn.
Ndërsa nuk dihet nëse dyshja janë në një romancë, apo po punojnë për një projekt të përbashkët muzikor.
“Hakmarrja” e Ronit
Këngëtarja është përfolur shumë për lidhjen me Ron Zaitin, romancë për të cilën u përfol shumë në mediat rozë, por që asnjë prej tyre nuk e pranoi publikisht.
Thashethemet u ndezën pasi dyshja u panë shumë të afërt në videokipin e këngës së tyre “All Your Lovin”. Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet.
![semi jaupaj roni2](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2022/06/semi-jaupaj-roni2-500x248.jpg)
Por kjo lidhje ka zgjatur pak dhe Roni është “hakmarrë” duke fshirë këngën e tyre nga kanali i YouTube. Lajmin e pohoi vetë Jemi Jaupaj e ftuar në emisionin “Zemër Luana”.
“Kënga ime në YouTube, “All Your Lovin”, nuk është më në YouTube sepse është fshirë nga Roni”, tha ajo, kur iu kërkua të tregonte një sekret të këngëtarit, e më pas shtoi: “Është fshirë, çfarë t’i bëjmë.”
Gjithashtu, Semi ka qenë në një marrëdhënie me Bojken Lakon. Pas ndarjes ajo ësht1% shprehur se ruajnë raporte të mira.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.
Romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç.
Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.