“Të mos shmanget asnjë debat me socialistët”- Zbardhet SMS që Berisha u dërgoi deputetëve të PD-së: Nuk zhvillohet asnjë përplasje me opozitarët! Të shfrytëzohet çdo mundësi për…

Oct 14, 2024 | 12:50
SHPËRNDAJE

Është zbardhur mesazhi i plotë që kreu i PD-së, Sali Berisha u ka dërguar strukturave të PD-së.

sali berisha

Mesazhi mësohet se iu është dërguar në WhatsApp, drejtuesve të qarqeve, anëtarëve të Kryesisë së PDSH, Deputetëve, Qeveritarëve vendorë, anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryetarëve, Sekretarëve për Marrëdhëniet Publike dhe zëdhënësve të degëve të PDSH.

Në SMS-në, Sali Berisha u kërkon që të shmangin asnjë debat me socialistët dhe të zhvillohet asnjë përplasje me opozitarët.

“Cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë”, thekson ai.

Përmbatja e mesazhit:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje.

Me këtë mesazh në këtë vit elektoral duhet:

1-Të shfrytezohet çdo mundësi dhe njohuri dhe lidhje për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale.

2-Të mbahen marrëdhëniet më korrekte me gazetarët, dhe analistët.

3-Si parim nuk shmanget asnjë debat me socialistët!

4-Nuk zhvillohet asnjë debat me opozitarët e opozitës. Mos harroni se Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, kërkojnë të zëvendësojnë në debate deputetët dhe ministrat socialistë të diskretituar dhe mëkatar deri në veshë, me opozitar të opozitës, kryetar pa parti, pra të zhvendosin debatin midis opozitës dhe kallp opozitës. Ndaj dhe njëherë cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë.

5- Para se të shkoni në studio për debat duhet të njoftoni zyren e shtypit, të kërkoni të dhena për çështjet në debat dhe në rast se ka mesazh dite për ju do t’jua nisë!

6- Më e rëndësishmja të kujtohi çdo orë dhe çdo ditë se studio, valët dhe ekrani pa asnjë censurë për ne janë vetem rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, X të cilat çdo orë dhe çdo ditë duhet të kenë vendin më kryesor në komunikimin tonë me qytetarët dhe betejën tonë me narko-regjimin e Edi Ramës!

O sot, o kurrë! Është rradha jonë! Fitore!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura