Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova duhet të ngrijë dialogun bilateral me Serbinë.
Kreu i qeverisë, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë të zhvilluar në Prishtinë, këshilloi Albin Kurtin që “duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit me BE”.
Ai theksoi se Kosova duhet t’i përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve, “jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të tyre”.
Edi Rama: Më lejoni të ndaj këtu sot opinion tim, të konsoliduar në këtë rrugëtim ku çfarë nuk kam parë bë marrëdhëniet me miqtë, aleatët dhe jo dashamirësit tanë.
Në këtë fazë vendimtare në rrugën e saj të integrimit europian dhe euroatalntik, Kosova duhet ta ngrijë ta ftohtë, siç thoni ju dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënies me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit me BE.
Kosova mund t’ia japë familjes europaine dhe NATO në në një kohë shumë të shkurtër provën e vullnetit dhe të përkatësisë së vet duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve, jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet. Për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me komitëet të përbashkët Brukselin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al