Të paktën 3 të vrarë në sulmin terrorist në kompaninë e mbrojtjes ajrore në Ankara, ministri turk: Zoti na mëshiroftë, i uroj shërim të shpejtë të plagosurve!

Oct 23, 2024 | 16:56
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin lidhur me sulmin me armë dhe shpërthimin e fuqishëm që u shënua mesditën e sotme  në kompaninë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS.

dddddddddddddddd

Nga sulmi dyshohet për të paktën tre të vrarë dhe disa të plagosur.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha së bëhet fjalë për sulm terrorist: “Ndodhi një sulm terrorist kundër objekteve të TAI Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, pas sulmit patëm dëshmorë dhe të plagosur.”

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.

sulm terrorist

Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç tha: “Unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në rrethin Kahramankazan të Ankarasë. Zoti na mëshiroftë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, tha ai.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se dy terroristët kanë marrë pengje dhe se gjatë sulmit ata qëllonin me armë çdo qytetar që u dilte para.

“Një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri të mërkurën në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, duke ivrarë tre njerëz dhe duke i plagosur disa të tjerë”, thanë zyrtarët.

Të paktën dy nga sulmuesit u vranë, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Ai shtoi se 14 njerëz të tjerë u plagosën. Nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura