Dr. VASFI BARUTI/ Historia shkruhet nga fitimtarë, porse e shkruar me masë e cak. Përpos Rusisë e Shqipërisë ish-vendet komuniste në luftën nazifashiste ia arrijnë të kenë histori zyrtare, paçka moskuptime. Veçse vendi ynë, për histori të shqiptarëve në Luftë ka historinë e shkruar nga Partia komuniste/Partia e Punës (1968- 1989), porse fitimtarët s’njohën as masë as cak. Historia bashkëkohore me rishkrime e redaktime histori ngjarjesh, veçse mbesin në ish-shina komuniste. Në histori fitimtarësh s’mbeti histori ngjarjesh pa kaluar së shumti në zdruk censure komuniste, madje dhe asish përplot që s‘i rrok fantazia më e hollë, e tillë historia e Frontit Nacionalçlirimtar. Projekti qeveritar Historia e shqiptarëve, siç ishte, i bën nder 80-vjetorit të çlirimit nga nazifashistët porse shpresëhumbur që historia e luftës t‘i ketë shpëtuar indokrinimit komunist, të thellë. Herë të parë vjen Fronti Nacionalçlirimtare, siç ishte, përndryshe kauza komuniste e Fronti Nacionalçlirimtar siç është e shkruar nga historianë “partizanë” të luftës!
E shumta në të paktë: Fronti Nacionalçlirimtar i pakrijuar në vite lufte me kundërshtimin e Partisë komuniste me arsye të forta komuniste, kurse paslufte Enver Hoxha e Partia Komuniste bëhet flamurtare e “krijimit” të Frontit Nacional- çlirimtar dhe këtu vjen e vërteta siç ishte atëherë, në vite lufte. Pas emrit PKSH dhe Enver Hoxha, emri Fronti Nacionalçlirimtar është me përdorjen më të gjerë në dokumente partiake, për habi në studime, monografi, shkrimore me autorsi Akademia e Shkencave e studiues me grada e tituj të lartë Dr. E Prof. E pabesueshme ama e vërtetë e pamëshirë! Me meritë një debat në histori
KAUZA KOMUNISTE – KUNDËRKAUZA HISTORIKE
Në vite lufte histori e luftës shkruhej me objektivitet se mungon Fronti Nacional- çlirimtar, partia komuniste s’dinte ç’është Fronti, si formohet ai, përndryshe paslufte në historitë e luftës shkruhej se Ushtria dhe Fronti ishin dy binjakët që sollën fitoren e çlirimit! Me kësi ngjyrime verbuese shkruhet Fronti Nacionalçlirimtar nga Akademia e Shkencave, historianë me grada e tituj të lartë, pa përjashtuar asnjë botim historie. Në këtë 80- vjetor, Fronti Nacionalçlirimtar vjen i lexuar në dy rrafshe historie: Fronti me më histori siç ishte në vite lufte dhe Fronti me histori siç është shkruar paslufte me autor kryesor Enver H. e historiografia e tij e ajo bashkëkohore. E di se e vërteta dhemb më shumë se edhe diagnoza më e keqe, kësisoj historia e Frontit në vite lufte do “tronditë” partizanët e mendimit ndryshe porse faktet e detajet bëjnë historinë, mendimtarët ndryshe të sjellin burime të tjera nga lufta, me debat bëhet historia.
‘Teza‘ e kauzës komuniste e Frontit Nacionalçlirimtare: Partia e Punës dhe histo- riografia ngulmon të paqenë se Fronti Nacionalçlirimtar ishte realitet historik i pamohueshëm: “Bashkimi i masave të gjëra në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar përbën një nga fitoret më të mëdha arritur si rezultat i Luftës Antifashiste Nacional- çlirimtare.”1
Kundërteza e kauzës komuniste të Frontit Nacionalçlirimtar nga Enver Hoxha Sekretar politik i KQ e Kryeministër në Plenumi Dytë i KQ (22 nëntor 1944) me fakte në vetë të parë zbulon të vërtetën e trishtueshme të Frontit: “… nuk dinim ç’është Fronti /…/ çështja e Frontit Nacionalçlirimtare për Partinë nuk ka qenë e qartë kush duhet të hynte në Front. /…/ Të gjithë ne udhëheqësit nuk kishim një ide të qartë ç’ishte Fronti. /…/ ne vetë nuk e shihnim në dritën e vërtetë Frontin e ç’duhet bërë në gjirin e vet ky Front.”2 Dhe përkundër e vërteta tronditëse: Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (1939-1944) vëllimi 4 (1989) periudhës maj 1944 nëntor 1944 numëron 130 faqe me referime veprimtari aktive të Frontit Nacionalçlirimtare e teksa shoh në shumë faqe referimet për Frontin shkojnë nga një në katër për faqe, në rreth 300 faqe të vëllimit referime për veprimtari aktive të Frontit Nacionalçlirimtar! Më parë Enveri ç’shkruan të paqënin Front në vite lufte e ç’shkruhet në historinë e luftës pas gjysmë shekull, hiq e verë maskë, neveritëse! Në gjurmë të fakteve siç ishin në luftë e për fat ca mbesin në arkiva, në gojën e Enverit e shkruar me dorën e tij.
NVESTIGIM
Kërkimi historik i kauzës komuniste dhe antitezës të kauzës komuniste të Frontit Nacionalçlirimtar në dokumente arkivore e vepra partiake ku përpunohej mendimi historik politik i Partisë për historinë e luftës Nacionalçlirimtare dhe që pasqyrohet në libra historie. E shumta në pak pyetje ngulmuese: Mund të formohet Fronti Nacionalçlirimtar në Konferencën e Pezës kur s’ishte krijuar ushtria e formuar një vit më pas? Si formohet Fronti Nacionalçlirimtar kur s’ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Luftës, i vendosur thuajse një vit më pas? “Krijohet” Fronti kur numërohen më se 20 çeta patriotike e asnjë çetë komuniste, deri verë ‘43? Fronti i “formuar” në Pezë pa organ i tij politik në Konferencën e Pezës? Përkundër, fitimtarët mbrojnë krijimin e Frontit në Konferencën e Pezës!
KAUZA KOMUNISTE E FRONTIT
Përndryshe ç’shkruante e diskutonte katër ditë më parë për të paqënin Fronti Nacionalçlirimtar, Enver H. komandant i Ushtrisë Nacional- çlirimtare e Kryeministër në fjalimi para popullit të Tiranës më 28 nëntor ligjëroi të pavërtetën: “Populli ynë u bashkua si një trup rreth Frontit Nacionalçlirimtar.”3 Dhe ja Fronti Nacionalçlirimtar me të pavërtetën e tij shkruar në teksti Historia e Partisë: “Fronti e Ushtria Nacionalçlirimtare janë dy armët e saj të fuqishme të luftës.”4
Dy paralele, Ushtria e Fronti. Fronti Nacionalçlirimtar në Historia e Luftës: “Bashkimi i pandashëm i masave të gjëra të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar i udhëhequr nga PKSH, përbën një nga fitoret e mëdha historike e arritur si rezultat i Luftës Antifashist Nacional- çlirinmtar.”5 Enver H. në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë përshëndet Kongresin e Parë të Frontit Demokratik të Shqipërisë, më 5 gusht ’45, përkundër ç’shkruan më 22 nëntor 1944 kur s’dinte ç’është Fronti Nacionalçlirimtar: “Populli shqiptar u lidh ngushtë me Frontin Nacionalçlirimtar, sepse kuptoi qëllimet e lëvizjes nacional- çlirimtare që ishin qëllimet e aspiratat e tij.
Me ndërgjegje të plotë populli kuptoi se duhej të organizohej në Front për të luftuar si duhet okupatorin e tradhtarët, ai e kuptoi se duhet të vepronte i disiplinuar në kushtet e vështira të luftës.”5/ 1 Kurse Akademia e Shkencave para pasqyrës së thyer: “Fronti Nacionalçlirimtar u krijua në vitet e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Konferenca e Pezës krijoi Frontin Nacional- çlirimtar dhe pranoi platformën e Luftës Nacionalçlirimtare e përpunuar nga PKSH. Fronti Nacionalçlirimtar ishte fronti unik i gjithë popullit, forma më e mirë dhe më e frytshme që gjeti Partia.”6 I njëjti vlerësim për Frontin Nacional çlirimtar në Fjalori Enciklopedik Shqiptar 2008.
KRITIKË KAUZËS KOMUNISTE TË FRONTIT NACIONALÇLIRIMTAR
Historiografia komuniste dhe e sotme konfirmojnë se Frontit Nacionalçlirimtar u krijua në Konferencën e Pezës dhe pyetja: Si mundet të formohet Fronti Nacionalçlirimtar ato pak orë në punimet Konferencës, të jesh fare naiv apo i indoktrinuar së keqi ta besosh atë “formim” për të vërtetë! Leksiku Front dhe Fronti Nacionalçlirimtar janë të panjohur në procesverbalin e Rezolucionit të Konferencës së Pezës, dy dokumentet e vetme arkivore të saj. Spekulantët Parti Komuniste/Punës dhe historiografia komuniste spekulojnë me detyrën e Rezolucionit: “Bashkimi pa dallim feje, krahine, e rryme politike.”7 Deklarata shpreh vetëm thelbin e Fronti Nacionalçlirimtar, por Fronti s‘u institucionalizua me krijimin e organit politik të Frontit, por edhe të ishte institucionalizuar s’mund të pranohet se u krijua Fronti në pak orë pse formimi i tij është një proces i vështirë dhe i shtrirë në kohë. Fronti nacionalçirimtar i pakrijuar në vitet e luftë “krijohet” nga Kryeministri Enver ditën e çlirimit 28 nëntor 1944, siç e deklaroi me bujë ai vetë.
Në 30 vjetori i Konferencës së Pezës diktatori Enver H. sjell të “vërtetën” e “panjohur” të Konferencës e vetrrëfehet protagonist kryesor në diskutime e vendime të Konferencës qindpërqind të pavërteta: “Unë u propozova shokëve orientimet kryesore mbi rolin e Frontit e të këshillave. /…/ Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar do të organizonte kudo në vendin tonë Këshillat Nacionalçlirimtare në zonat e çliruara e të pushtuara /…/ U theksua kryesorja se Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar e udhëheq PKSH e vetmja parti në vend. /…/ Ideja dhe aksioni qëndronin në fjalën Front.”8 Për ç’shkruan ai s’ka asnjë shenjë vërtetësie në procesverbali që mbajti e fejuara e tij Nexhmije Xhuglini dhe më sakt atje lexohet vetëm: “Tarasi mbajti raportin për Këshillat nacionalçlirimtare.” Ama në procesverbal qartësisht lexohet se Enveri bëri ç‘mund të pengohet i vetmi vendim i rëndësishëm krijimi i Këshillit Antifashist (i përkohshëm) Nacionalçlirimtar por s’ia arriti nga kundërshtia e vendosur e kryetarit Ndoc Çoba. ç’shkruan diktatori për protagonizmin e spikatur në Konferencën e Pezës s’ka një dërhem vërtetësi edhe pse 30 vjet më parë vetë Tarasi shkruante se në Pezë mbërrin një ditë para Konferencës, raportin e mbajtur në Konferencë e gjeti të përgatitur, s’dinte ç’është Fronti, si krijohet Fronti, s’ishte as në përgatitjen e Konferencës siç e pohonte vetë. Në fillim viti 1943 mbërrijnë direktivat e Internacionales Komuniste me detyrë e komente për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar. Referat i KQ i PKSH “Direktivat e Internacionales komuniste dhe lufta nacionalçlirimtare shqiptare” (shkurt 1943) në 30 faqe të tij për direktivat e Internacionales lexohet vetëm-vetëm parulla politike “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtare.”!
Tarasi në referat s’bëri asnjë trajtesë për Frontin Nacional- çlirimtar, direktivë e rëndësishme e Internacionales Komuniste.9 Pa arsye të fortë nuk është qëndrimi ndaj direktivës së Internacionales për krijimin e Frontit Nacional çlirimtar. Të trajtohej direktiva e krijimit të Frontit Nacionalçlirimtar do të thotë aleat nacionalistët ama paslufte do vinte ndarja e pushtetit politik, e papranueshme për komunistët. Konferenca e Parë e Vendit e PKSH (16-22 mars 1943.) mori përgjegjësinë të organizojë luftën e të fitojë çlirimi i vendit nga pushtuesit e huaj, por parulla politike e direktivave të Internacionales Komuniste “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtare” mbeti asfare e vlerësuar as emri Front apo Fronti Nacionalçlirimtar i pacituar asnjëherë në 24 faqe të Rezolucionit të Konferencës Parë të Vendit e PKSH.10 Direktiva e Internacionales Komuniste për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar s’citohet asnjëherë në Rezolucion, asnjëherë Fronti Nacional çlirimtar i cili konvertohet me fjalën bashkim i popullit në luftë, siç shihet në Rezolucioni i Konferencës Parë komuniste: “Partia Komuniste ka qenë e para që ka lëshuar zërin e kushtrimit për bashkimin e popullit shqiptar, ajo ka qenë e para që e ka kërkuar me këmbëngulje e në mënyrë konkrete këtë bashkim, ajo vazhdimisht dhe me fuqi ka thirrur dhe po thërret për bashkimin e të gjitha forcave të gjalla, të gjitha rrymave politike kundër okupatorit. /…/ shpjegimi dhe popullarizimi i luftës sonë dhe i sukseseve të saj, mobilizimi politik i popullit për luftën kundër okupatorit dhe tradhtarëve të vendit për një Shqipëri të lirë, të përtëritur, indipendente dhe demokratike, ku populli shqiptar do të ketë jetën më të mirë dhe më të lumtur. Të realizojmë dhe të forcojmë bashkimin e popullit shqiptar pa marrë parasysh gjendjen ekonomike, tendencat dhe rrymat politike dhe fetë e ndryshme, duhet të kemi durim dhe të mbërrijmë bashkimin e sinqertë të popullit ose bashkëpunimin me nacionalistët.”10/1
Partia komuniste tregon kthetra teksa Frontin Nacionalçlirimtar e konverton me fjalën bashkim i popullit dhe shprehet hapur se do të krijohet nga Partia komuniste kurse bashkëpunimi me nacionalistët citohej fare-fare formalisht. Qëndrimi me heshtje i Konferencës komuniste për direktivën e Internacionales për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar dhe vetë Frontin Nacionalçlirimtar ka arsye madhore politike vetiake komuniste. Armiqësia komuniste për nacionalizmin në rrënjë të lindjes së partisë komuniste. Rezolucioni i mbledhjes themeluese të Partisë me porosi për kujdes komunist: “… nuk duhet të harrojmë rrezikun nga influenca e nacionaliste.”10/2 Porosi, me shqipërim: rrezik infulenca për Shqipërinë etnike. Si porosia komuniste censurohet në i ashtuquajturi Rezolucioni i mbledhjes themeluese: “Nuk duhet të harrojmë rrezikun e influencës së nazizmit.”10/3 Influencë nacionaliste shihet “ekujvalent” me influencë nazizmi por fjala nazizmi mungon në Rezolucion ndërsa fjala fashizmi me përdorje të gjerë. Për t’ju qasur më shumë arsyes pse në Rezolucioni i Konferencës Parë të Vendit (mars ‘43) mungon emërtesa Fronti Nacionalclirimtar?
Leksiku “Bashkimi pa dallim feje, krahine e rryme politike” i Rezolucionit të Konferencës së Pezës ishte në armiqësi me Partinë komuniste. Përse? Bashkimi i popullit pa dallim rryme politike ishte në armiqësi me komunistët dhe e qartësonte Enveri në letrën e 4 tetorit ’43: “Balli është armik i Partisë Komuniste dhe i komunizmit.”10/4 Bashkimi me nacionalistët e Ballit ishte i pamundur pse paslufte do kërkohej ndarja e pushtetit. Tarasi në letër jep porosi për asgjësimin e Ballit. Tarasi në raportin e 26 marsit ’44 para krerëve të Ushtrisë dhe të qarkorëve të Partisë bën edhe një theksim të sinqertë: “… Shqiptarëve u është ngulur në shpirt armiqësia për komunizmin.” Bashkimi i popullit pa dallim feje i pamundur edhe konstatimin e Tarasit (raport 26 marsi ’44): Antikomunizmi tek shqiptarët ka hyrë në rrënjë të flokëve pse “shqiptarët komunizmin e quajnë kuçedër komuniste që shkatërron familje, fe, besë etj.”
Kurse klerin katolik, Tarasi e damkon “reaksionar e pa atdhe” por edhe me armiqësi pse “Asnjë katolik nuk e do Enverin.”10/5 pohonte ai vetë. Bashkimi i popullit pa dallim krahine i pamundur pse antikomunizmi shfaqej fort në krahina si në Lumë nga Bajraktari, në rrethina të Tiranës çeta patriotike e Halim Petrelës, edhe më shumë në jugë. Arsye një e nga një e të gjitha bashkë motivojnë Konferencën e Parë të Vendit të lerë në heshtje e injorojë direktivën e Internacionales Komuniste për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar. Në Kongresin e Përmetit (24 maj 1944.) Enver H. me cilësinë Komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me referim befasues për Frontin Nacionalçlirimtar: “Konferenca e Pezës është një hap përpara drejt bashkimit dhe formimit të Frontit Nacionalçlirimtar.”11 Referim me të vetme fjalë për Frontin! Enveri i hapur se Fronti s’ishte krijuar në Pezë dhe mungonte në Luftë përsa ishte bërë vetëm një hap e duheshin bërë hapa të tjera për krijimin e Frontit, porse pa treguar qëndrimin ndaj mungesës së hapave të tjerë! Raport i gjeneral kolonel Enver Hoxha, Kryeministër e Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist Nacional çlirimtar të Shqipërisë (20 tetor 44) me të pakta fjalë godet “reaksionarët tradhtarë” që objektiv kishin “shkatërrimin e Frontit Nacionalçlirimtar.”,12 i cili nuk ekzistonte, siç edhe i raportoi Kongresit të Përmetit pesë muaj më parë.
Emri Fronti Nacionalçlirimtar i mungon Fjalës së Dr. Omer Nishani kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në Mbledhjen e Dytë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.
KONFERENCA E PARË E FRONTIT NACIONALÇLIRIMTAR
“Buletini i Luftës nacionalçlirimtare” (nëntor-dhjetor 1944), organ i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, në redaksionale “Rruga e lavdishme e popullit shqiptar” (15 nëntor 1944) informon shqiptarët: “Me iniciativën e PK të gjithë nacionalistët e vërtetë, gjithë atdhetarët e vërtetë u bashkuan e krijuan Frontin Nacional çlirimtar.” Krijimi i Frontit Nacionalçlirimtar botohej në broshura “Konferenca e Parë e Frontit Nacionalçlirimtar” me tekst të gjatë Fjala e Koci Xoxe nënpresident i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar si edhe Proklamata, Programi, Statuti e organet e Frontit Nacional çlirimtar.
Nga fjala e Koçi Xoxes, nënpresident i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtare, në Konferencën e parë të Frontit Nacionalçlirimtar: “Sot Fronti Nacionalçlirimtar po del si një organizatë e gjerë politike që ka për qëllim të mbledhë gjithë popullin shqiptar në rrethin e saj, të realizojë unitetin politik të popullit, kombit nën flamurin e lëvizjes nacional çlirimtare. “13 Në “Konferencën e Parë të Frontit Nacionalçlirimtar”, organizuar nga Partia komuniste, herë të parë shpallet i formuar Fronti Nacionalçlirimtar i munguar në luftë po ashtu organi qendror i Frontit Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar me strukturën e tij në pesë njësi me përfaqësues të Partisë komuniste, Rinisë antifashiste, Gruaja Antifashiste, Sindikata e Punëtorëve (e pakrijuar) dhe Patriotë pa parti. Koci Xoxi nënpresident: Sot 26 tetor ‘44 institucionalizohet krijimi i Frontit NÇL.
Konferenca e Parë e Frontit Nacionalçlirimtar herë të parë zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar i përbërë me Kryetar Dr. Omer Nishani, N/Kryetar Medar Shtylla, N/Kryetar Shefqet Beja, Sekretar Nako Spiru. Përfaqësonjësit e Partisë Komuniste Shqiptare: Xoxe, Sejfulla Malëshova, Pandi Kristo. Përfaqësonjësit e Rinisë Antifashiste Nako Spiru, Nexhmije Xhuglini. Përfaqësonjësit e Gruas Antifashiste: Ollga Plumbi, Liri Gega. Përfaqësonjësit e Sindikatave të Punëtorëve: [krijohej shkurt ’45!] Xhoxhi Blushi, Llambi Maqina Patriotë pa parti: Omer Nishani, Shefqet Beja, Hysni Peja, Myslim Peza, Qirjako Harito, Siri Shapllo, Sali Mborja, Pjetër Deda, Esat Abdullah. Tre vjet e gjysmë nga krijimi i Partisë komuniste Fronti Nacionalçlirimtar i munguar vitet e luftës dhe një muaj nga çlirimi i vendit herë të parë institucionalizohet, krijohet nga institucioni, krijimi i Fronti Nacionalçlirimtar me President Enver Hoxha e nënpresident Koçi Xoxe.
Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar ishte organi qendror i Frontit Nacionalçlirimtar dhe përbëhej nga pesë organe që përfaqësonin Partinë Komuniste Shqiptare, Rininë Antifashiste, Gruan Antifashiste, Sindikata e Punëtorëve, Patriotët pa parti. Me legalizimin e Frontit krijohet imazhi se organi qendror i Frontit formohet nga të barabartë e të pavarur por që ishin gjymtyrë të Partisë komuniste, kur Sindikata e punëtorëve formohej në shkurt 1945 apo patriotë pa parti të emëruar apo zgjedhur nga organe të partisë, kryesisht të Kongresit të Përmetit. Frontit Nacionalçlirimtar dhe organet e tij patën jetë një muaj deri ditën e çlirimit nga pushtuesit, 28 nëntor.
GJYMTYRËT E FRONTIT NACIONALÇLIRIMTAR I KRIJUAR 26 TETOR 1944
Fronti Nacionalçlirimtar i krijuar dhe legalizuar herë të parë në Konferencën e Parë të Frontit Nacionalçlirimtar më 26 tetor ’44, një muaj nga 28 nëntori i çlirimit të vendit, dhe ishte gjymtyrë e Partisë Komuniste. Publikimi nga Koçi Xoxe, Sekretar organizativ i KQ të Partisë e nënpresident i Frontit, i institucionalizimit të krijimit të Frontit Nacionalçlirimtar ishte sërish dëshmi e qartë e mungesës së Frontit në Luftë, kur Enver H. kështu e përcolli në delegatët e Kongresit të Përmetit.
Publikimi i institucionalizmit të Frontit Nacionalçlirimtar i kushtoi shumë Koçi X. pse tre ditë jehonë të madhe Kongresit Parë të Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe K. Xoxe, Sekretar organizativ i KQ, sfidohet së keqi nga Enver H.: mbeti i paemër, askund në veprimtari publike, i pacituar në publikimet e përditshme në Bashkimi, gazeta e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Koçi Xoxe, i sapo kthyer nga Moska, në krye të delegacionit qeveritar, ve në shenjë broshurën “Biografi e Enver Hoxhës”, me publicitet të madh, e hoqi nga qarkullimi me argument se biografia e udhëheqësit është edhe biografia e Partisë ndaj duhet parë mirë, biografia mbeti jashtë qarkullimi.
KRIJIMI I ‘FRONTIT‘ 28 NËNTOR 1944! Fronti Nacionalçlirimtar nga Enver Hoxha u shpall i “krijuar” më 28 nëntor 1944! Në vitet e Luftës Enver H. kishte mohuar krijimin e Frontin Nacionalçlirimtar dhe kur fati i fitores së luftës ishte zgjidhur, më 28 nëntor 1944 ligjëroi herë të parë Frontin: “Fronti ynë Nacionalçlirimtar grumbulloi gjithë elementët e shëndoshë, pa dallim tendence politike dhe fetare, Fronti u bë trup i shëndoshë dhe për t‘i dalë mbanë kësaj pune [luftës] të vështirë e të shenjtë. Gjatë këtyre tre vjet luftë Fronti ynë Nacionalçlirimtar u bë një realitet. /…/ Populli ynë u bashkua si një trup rreth Frontit Nacionalçlirimtar.”14 Të besosh ç‘rrëfen diktatori atë ditë “çlirimi” 28 nëntor 1944 për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar kur para katër ditëve deklarohej me sinqeritet se ai me shokët udhëheqës s’dinë ç’është Fronti dhe të kap migrena apo habitesh si të shohësh si “drurët nxjerrin në vend të mollëve e portokalleve bretkosa dhe hardhuca ose po të nxirrnin trëndafilët erë si të djersës së kalit.”15
Kongresi i Parë i Frontit Demokratik të Shqipërisë
Fronti Nacionalçlirimtar i krijuar atë fundtetori ‘44 pati një jetë fare-fare të pakët pse më 5 gusht ’45 Fronti Nacionalçlirimtar në Kongresi i Parë i Frontit Demokratik të Shqipërisë shndërrohej në Fronti Demokratik i Shqipërisë. Në gazeta Bashkimi i 9 gushtit ’45 bie në sy e një deklaratë e rrëmujshme e Enver H., i dehur nga krijimi i Frontit Demokratik: “Fronti politik i gjithë popullit, Fronti Demokratik, ja çfarë i duhej Shqipërisë në kohën e luftës, ja çfarë i duhet Shqipërisë në kohën e paqes.” Front demokratik në vite lufte!? Kongresi parë i Frontit Demokratik të Shqipërisë i mbajtur në të njëjtën ditë me Kongresin e Parë të Frontit Demokratik të Jugosllavisë, më 5 gjusht ’45.
1. Historia e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare e popullit shqiptar, 4 1989:918.
2. AQSH, Fondi 14, dosja 2/1, 1944.
3. Enver Hoxha vepra 2 1968:424.
4. Historia e PPSH 1968:521 ?
5. Historia e Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare e popullit shqiptar , 4, 1989:918. 5.1 Enver Hoxha, vepra 3:71
6. Fjalori Enciklpoedik Shqiptar 1985:292.
7. AQSH, Fondi 40, dosja 2, 1942onferenca e Parë e Frontit Nacionalçlirimtar.
8. Enver Hoxha. Konferenca e Pezës ngjarje e rëndësishme historike 1971: 32-39.
9. Enver Hoxha, vepra 1, 1968:281-310.
10. Dokumente Kryesore v. 1, 1971:119-141.
10/1. Dokumente kryesore PKSH, Vëllimi 1, 1971:124-145
10/2. V. Dedijer. Marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipëri 1939-1948. Beograd 1949.
10/3. AQSH, Fondi 14, Lista 1, 1941
10/4. AQSH, Fondi 14, Dosja 20, 1943.
10/5. AQSH, Plenumi V-të i KQ të Partisë, 1947.
11. Enver Hoxha vepra 2, 1968:
12. Mbledhja e Dytë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar nëntor 1944.
13. Konferenca e Parë e Frontit Nacionalçlirimtar, nëntor 1944.
14. Enver Hoxha, vepra 2, 1968:424-427.
15. Anton çehov. Novela 2002:22
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al