Të pasura me antioksidantë dhe fibra, tre perimet e vjeshtës që përmirësojnë shëndetin e zorrëve

Nov 1, 2023 | 19:10
SHPËRNDAJE

Vjeshta është e mbushur me perime të shumta dhe të shijshme, dhe më poshtë gjeni më të mirat për shëndetin e zorrëve.

laxanika-1110x626

Kungulli

Kungulli është kaq portokalli sepse është jashtëzakonisht i pasur me karotenoidë, të cilët janë të dobishëm si për tretjen ashtu edhe për thithjen e lëndëve ushqyese në trup. Karotenoidet janë të tretshëm në yndyrë. Kjo do të thotë që kur gatuani kungullin, është mirë të shtoni pak vaj ulliri, sepse do t’ju ndihmojë vërtet të përthithni lëndët ushqyese.

Panxhari

Panxhari është një burim natyral i nitrateve, të cilat trupi juaj i konverton në oksid nitrik, i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut. Dhe kjo do të thotë rrjedhje më e mirë e gjakut, e cila mund të ketë një sërë përfitimesh. Meqenëse shëndeti juaj i zorrëve është i lidhur me shëndetin e zemrës dhe presionin e gjakut, panxhari ofron lëndë ushqyese të dobishme. Gjithahtu janë të larta në antioksidantë.

Lakra e kuqe

Lakra e kuqe plotëson këtë listë të perimeve të rekomanduara. Çfarëdo lakre që merrni, do të ketë glukozinolate, të cilat janë fitokemikale që luftojnë kancerin. Lakra e kuqe ka përfitimin e shtuar se përmban antocianin, të cilat janë të shkëlqyera për trurin tuaj. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit dhe është e pasur me fibra dhe ujë për të ndihmuar në tretje të shëndetshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura