“Të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”- SPAK, KLP dhe KLGJ refuzuan komisionin “Xhafaj”, reagon ambasadori i BE: Të konsolidohet Reforma në Drejtësi

Oct 10, 2024 | 9:20
SHPËRNDAJE

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato komentoi vendimin e institucioneve të drejtësisë, të cilët refuzuan të bëheshin pjesë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, ose sic njihet ndryshe komisionit “Xhafaj”. Sipas diplomatit të BE, vendimi i tyre nuk do të thotë se ata ishin kundër komisionit, por ‘gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe’.

gonzato

Ai theksoi se duhet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, ndërsa kërkoi që të konsolidohet reforma në drejtësi e miratuar në 2016.

“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi.I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e opozitës ambasadori u shpreh se Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë”, u shpreh ambasadori nga Elbasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura