Të shtëna me armë në Londër/ Ndërron jetë një 42-vjeçare, plagosen dy të rinj

Dec 6, 2023 | 8:16
SHPËRNDAJE

Një grua 42-vjeçare ka ndërruar jetë dhe dy të rinj janë plagosur pas disa të shtënave me armë në Hackney, në lindje të Londrës, të martën (6 dhjetor), njoftoi policia britanike.

6333

Autoritet morën njoftimin për të shtëna me armë në orën 18:28 dhe së bashku me ambulancën shkuan në vendin e ngjarjes, ku gjetën tre persona të plagosur me armë zjarri, shkruan Sky News.

Gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit,  një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Ky incident tronditës ka rezultuar në vdekjen e një gruaje të re dhe lutjet e mia janë me familjen e saj në këtë kohë tepër të vështirë. Lutjet e mia janë gjithashtu me dy personat që janë dërguar në spital.

Ne jemi ende në fazat e para të hetimit dhe një ekip detektivësh specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Oficerët do të qëndrojnë në vendngjarje gjatë natës dhe do të jenë në zonë gjatë ditëve në vijim.

Unë nuk e nënvlerësoj ndikimin që ky incident do të ketë te njerëzit në Hackney dhe e kuptoj se komuniteti do të kërkojë përgjigje për atë që ka ndodhur këtë mbrëmje. Ne do të ndajmë informacione të mëtejshme ndërsa hetimi ynë po përparon. Krimi me armë nuk ka vend në rrugët e Londrës dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë para drejtësisë këdo që është përgjegjës për këtë krim të neveritshëm”, tha detektivi Vicky Tunstall, nga ekipi i policisë lokale në Hackney.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura