Të shtëna me armë në një tavernë në Malin e Zi, raportohet për të paktën 5 viktima! Policia në kërkim të autorit

Jan 1, 2025 | 19:22
SHPËRNDAJE

Të paktën pesë persona raportohet se janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, nga të shtënat me armë zjarri pas një konfrontimi fizik në një tavernë.

5615795_viber-image-20250101-184818970_ls

Sipas raportimeve nga “Vijesti”, mësohet se në atë lokal fillimisht ka ndodhur një përleshje, pas së cilës autori Aco Martinoviqit, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë apeloi e qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë në banesat e tyre.

Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura