Të shtëna me armë zjarri në afërsi të Donald Trump? Zëdhënësi i fushatës: Ish-presidenti është i sigurt!

Sep 15, 2024 | 21:01
SHPËRNDAJE

Dyshohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë vendndodhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

trump

Ekipi i fushatës së tij, tha se presidenti është “i sigurt pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.

“Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë, pa dhënë informacione më të hollësishme rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Ish-presidenti ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach. Ambienti u mbyll menjëherë pas ngjarjes, sipas një burimi për CNN.

Shërbimi Sekret tha përmes një postimi në platformën X se po punon me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të hetuar incidentin që përfshin Trump.

Shërbimi Sekret tha se incidenti ndodhi pak para orës 14:00 (ora lokale).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura