Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari që mbeti i plagosur! U qëllua me 6 plumba

Sep 20, 2024 | 11:45
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Mitrovicë, në veri të Kosovës. Mediat raportojnë se një person mbeti fillimisht i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë në spital.

policia-e-kosoves1-780x439

I plagosuri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetjë plagëve ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shkruar më herët se i vrari ishte 40 vjeç.

Njoftimi paraprak i policise

“Sot në orën 9:42 në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri është i moshës madhore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar hetimet”, tha policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura