Të shtëna me armë zjarri në një aeroport, plumbat në drejtim të avionit që po përgatitej për fluturim! Panik te pasagjerët në bord

Nov 16, 2024 | 16:14
SHPËRNDAJE

Një aeroplan pasagjerësh është goditur nga një plumb pranë kabinës së pilotit teksa po përgatitej të ngrihej në një aeroport në Dallas.

aeroport

Plumbi goditi anën e djathtë të avionit të Southwest Airlines, rreth orës 20:30 me orën lokale të së premtes (3:30 të mëngjesit të së shtunës me orën e Shqipërisë).

Fluturimi 2494 u anulua dhe avioni u hoq nga shërbimi, raporton Sky News.

Pasagjerët u larguan në mënyrë të sigurt nga avioni, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në incidentin që përfshinte një avion Boeing 737-800, i cili pësoi disa dëmtime teksa po lëvizte.

Avioni po përgatitej të fluturonte për në Aeroportin Ndërkombëtar të Indianapolis kur ndodhën të shtënat.

Në një postim në mediat sociale, Aeroporti Dallas Love Field tha se departamenti i policisë së qytetit u përgjigj dhe pista 13R/31L u mbyll, por u rihap më vonë të premten mbrëma me “ndikim minimal” në operacionet e objektit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura