Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Kosovë, ndërron jetë në spital edhe personi i dytë që mbeti i plagosur

Nov 13, 2024 | 18:40
SHPËRNDAJE

Dy persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.

te shtena me arme

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Ai tha se njeri nga viktimat vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital me vonë.

Në lidhje me rastin është një person i arrestuar, ka bërë të ditur Gashi.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura