“Të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë”- Mesazhi i Zelenskyt: Putin duhet ta kuptojë se kjo luftë nuk i sjell asgjë

Oct 7, 2024 | 7:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një videomesazhi ka dhënë informacione mbi gjendjen e luftimeve me Rusinë.

zelensky

Të dielën, ai tha para botës se janë bërë dy muaj qëkur mijëra ushtarë ukrainas kaluan kufirin rus në një sulm të befasishëm, duke arritur t’i shkaktojnë mjaft dëme ushtrisë së presidentit Vladimir Putin.

Zelensky është shprehur se sulmi në rajonin Kursk “është një fazë vendimtare e luftës që ka kontribuar ndjeshëm në përpjekjet e përgjithshme”.

“Ukrainasit kanë treguar se ne mund ta shtyjmë luftën në Rusi. Me mbështetjen e mjaftueshme nga partnerët tanë, ne do të jemi në gjendje të ushtrojmë presionin e nevojshëm ndaj Rusisë, duke u siguruar që ata të kuptojnë se kjo luftë nuk do t’u sjellë asgjë. Dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ushtarët tanë – çdo njësi – që po punon pa u lodhur për të rimbushur fondin e këmbimit të Ukrainës. Operacioni ynë Kursk ka dhënë një nga kontributet më të mëdha në këtë fond, duke ndihmuar në sigurimin e lirimit të të burgosurve ukrainas. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë edhe më shumë presion mbi Rusinë, sepse vetëm me forcë mund të afrojmë paqen”, ka thënë Zelensky në mesazhin e publikuar në rrjetin social X.

Rusia ishte zënë në befasi kur Ukraina nisi kaloi kufirin dhe inicioi mijëra sulme në drejtim të trupave ushtarake. Autoritetet e Kremlinit kishin thënë se nga ky sulm kanë pësuar edhe civilë rusë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura