Milani ka transferuar Kajl Uoker duke e parë s një përforcim të rëndësishëm për prapavijën, që do të sjellë më shumë alternativa për Serxho Konseisaon në krahun e djathtë. Por bashkë me Uoker, në Milano udhëton edhe telashi i madh i jetës së tij, ku nuk i ka rezistuar tundimit për të tradhtuar vazhdimisht bashkëshorten.
Mediat britanike kanë bërë të ditur se gruaja e tij, Ani Kilner, ka refuzuar që ta ndjekë në Milano me fëmijët, duke preferuar që të qëndrojë në Angli ku një televizion i ma ofruar mundësinë që të realizojë një spektakël televiziv rreth jetës së grave të futbollistëve. Ajo mendohet se do të pranojë, edhe pse po bën gati letrat për divorcin me futbollistin.
Por nga ana tjetër, po bëhet gati për të udhëtuar në Milano ish e dashura sekrete e mbrojtësit anglez, Lorin Gudman, me të cilin ai ka dy fëmijë. Edhe pse Uoker ka shkëputur lidhjet me të, ajo insiston që ta ndjekë hap pas hapi në karrierën e tij, në mënyrë që të ketë kontakte me fëmijët.
Kjo përkthehet në telashe zakonisht për jetën e Uoker dhe te Milani padyshim nuk do të jenë të lumtur me këtë shpërqendrim të ri që i kanë shtuar skuadrës së tyre, sidomos nëse Lorin shfaqet vazhdimisht në stadium me fanellën kuqezi mbi supe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al