Telashe për Kombëtaren, dëmtohet Mario Mitaj. Al Itihad tregon problemet e mbrojtësit kuqezi

Feb 6, 2025 | 11:46
SHPËRNDAJE

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares shqiptare. I fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj.

mitaj

Klubi i Al Itihad ka bërë të ditur nëpërmjet një positimi në rrjetet sociale, se mbrojtësi i majtë kuqezi, të cilin e bleu përfundimisht gjatë merkatos së janarit nga Lokomotiv Moska, ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal dhe aktualisht po i nënshtrohej terapive përkatëse.

“Kthimi i plotë në stërvitje do të jetë në varësi të progresit të riaftësimit”, shkruhet në postimin klubit saudit rreth situatës së mbrojtësit.

Një dëmtim i tillë nuk pritet ta lërë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, por është shqetësues nëse bëhet përsëritës, siç ndodh shpesh për situata të këtij lloji.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura