Telashe për Roni Stam, ish-mbrojtësi holandez në gjyq si trafikant ndërkombëtar për mbi 2 tonelata lëndë narkotike

Sep 13, 2024 | 15:02
SHPËRNDAJE

Ish-mbrojtësi holandez Roni Stam, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme mes viteve 2002-2015, duke qenë pjesë edhe e Uigan në Premier Ligë, tashmë do të përgjigjet para gjykatës pasi akuzohet se është kthyer në një trafikant ndërkombëtar droge.

roni stam

Stam u arrestua në muajin qershor bashkë me prindërit e tij, vëllanë dhe të dashurën, por vetëm ai është në arrest dhe pret të dalë para gjykatës, me datën e caktuar në muajin nëntor të këtij viti. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi të gjatë ku policia gjeti prova se ai është përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine në vitet 2021 dhe 2022.

asddsddaas

Sipas të dhënave të forcave të rendit, ai është përfshirë në trafikimin e 2217 kilogramëve kokainë në vendlindjen e tij, Holandë. “Stam tani është një emër i rëndësishëm në botën e trafikut të drogës”, tha prokurori i çështjes. Në momentin e arrestimit, policia bastisi disa banesa, duke bllokuar tre prona, një jaht, tre makina, 6 orë luksi dhe bizhuteri. Stam nuk u lejua të dalë me kusht, pasi ekziston frika se ai do të arratiset në Dubai, ashtu si vëllai i tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura