Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Feb 5, 2025 | 7:11
SHPËRNDAJE

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

moti

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht ate jugperëndimore nga orët e mesditës era fiton shpejtësi deri në 16m/sek, me valëzimin në dete 3ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore, si dhe e ngricave në akset rrugore.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 7°C

në zonat e ulëta 5 deri 16°C

në zonat bregdetare 6 deri 16°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura