Ten Hag drejt largimit, ja kandidati që pritet ta zëvendësojë

Oct 14, 2024 | 23:30
SHPËRNDAJE

Një pretendent për të marrë stolin e Mançesterit huhet se është shfaqur për stolin e “Djajve”, nëse klubi zgjedh të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Holandezi ka bërë nisjen më të keqe të një sezoni në Premier Ligë nga Mançester Junajtid, pasi ata janë në vendin e 14-të me vetëm tetë pikë nga shtatë ndeshje, ndërsa 20 herë kampionët e Anglisë janë pa fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet.

Erik-ten-Hag-Edin-Terzic

Ten Hag e ka shmangur shkarkimin për momentin, pasi zyrtarët e lartë të klubit mbajtën një takim gjashtë-orësh në selinë qendrore të “INEOS” të pronarit të pakicës Sër Xhim Retklif të martën e kaluar.

Por nëse forma e “Djajve të Kuq” do të vazhdojë të lëkundet pasi të rifillojë futbolli i klubeve pas pushimit ndërkombëtar, kjo mund ta lërë Junajtidin me një zgjedhje të vështirë për të bërë. Disa emra janë lidhur me vendin vakant nëse Ten Hagut i tregohet dera, duke përfshirë ishtrajnerin e Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel dhe ish-trajnerin e Çelsit, Graham Poter.

Garet Sauthgejt ishte një tjetër emër që ishte paraqitur si opsion, por ai së fundmi deklaroi se nuk do të kthehej në një rol menaxherial deri vitin e ardhshëm.

“The Sun” raporton se një emër i ri ka hyrë në listë dhe është ai i Edin Terziçit. Terziç ka qenë pa punë që kur u largua nga Borusia e Dortmundit me dëshirën e tij në qershor, pasi udhëhoqi gjigantët gjermanë në finalen e Ligës së Kampioneve. 41-vjeçari, i cili përfundoi kurset e tij të trajnerit së bashku me Poterin dhe ikonën e “Djajve të Kuq”, Nemanja Vidiç, së pari iu bashkua Dortmundit si skaut dhe ndihmës trajner në vitin 2010.

Ai u largua në vitin 2013 për të punuar si asistent për Slaven Biliç te Beshiktashi dhe e ndoqi kroatin tek Uest Hemi në 2015. Terziç u kthye në Dortmund në vitin 2018 si ndihmës trajner për ekipin e tyre të parë, përpara se të vihej në qendër të vëmendjes si trajner i përkohshëm në dhjetor 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura