Tenderat abuzivë në Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha në Panorama TV: Po shkelet çdo ditë Kodi Zgjedhor. Ka presione mbi punonjësit e administratës

Apr 5, 2023 | 12:56
SHPËRNDAJE

Arjan Hoxha, kandidat i opozitës për bashkinë e Kamzës, ka denoncuar tenderat abuzivë të dhënë nga kjo bashki në drejtimin e socialistit Rakip Suli.

kamza

Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV se në bashkinë e Kamzës ka çdo ditë shkelje të Kodit Zgjedhor dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të paraqesin paditë e tyre në KQZ dhe SPAK.

“Tenderat janë dhënë në dy tre muajt e fundit. Çdo ditë në bashkinë e Kamzës ke shkelje të kodit zgjedhor. Kemi bërë publike. Po i bëjmë materialet për t’i dërguar në KQZ dhe SPAK denoncimet për akte korruptive që bën çdo ditë zoti Suli. Pjesa drejtuese e bashkisë së Kamzës janë përfshirë në akte të tilla.

OSHEE, të gjitha institucionet qendrore që kanë lidhje me pushtetin vendor janë instaluar në Kamzë për të bërë presione me punësime selektive, një pjesë e tyre detyrohen të kthehen në Aktiviste dhe patronazhistë. Aluizni është e para por edhe OSHEE nuk ngelet pas saj bashkë me Ujësjellës. Inspektorët e tyre. Do denoncohen rast pas rasti. Do i ngelen pjesës politike. Ato që i kthejnë në shërbim të qytetarëve janë shumë të nderuar dhe të respektuar”, tha Hoxha.

Ai i shtriu dorën kandidatit tjetër demokrat për bashkinë e Kamzës. Ai tha se ka pasur edhe mbështetjen e ish kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe shumë shpejt ai do të dalë krah tij publikisht.

“I shtrij dorën sërish kandidatit tjetër. Jo të bëhet patericë e Rakip Sulit. Nuk e zbeh fitoren tonë. Por kjo për atë dhe një pjesë që mund ta ndjekin, nuk e di se si do të ndihen me datën 15. Edhe Xhelal Mziu është i ftuar të na bashkohet, Nuk mendoj se është kundër. Me mua ka një marrëdhënie të mirë. Kam pasur komunikime. Akoma nuk mbështet asnjë kandidaturë por shumë shpejt do të mbështesë kandidaturën time. Do bashkohet aty ku i takon të jetë”, deklaroi Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura