Tensione jashtë dhe brenda Parlamentit. Deputetët e opozitës, të cilët nuk janë të përjashtuar, kanë protestuar në Kuvend, ndërsa foltorja është rrethuar nga Garda.
Ata iu drejtuan foltores në momentin që po fliste deputetja socialiste Evis Kushi, por nuk u lejuan të afrohen nga Garda.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi të ktheheshin në vendet e tyre.
“Ju lutem uluni në vendet tuaja dhe lejoni deputeten të vijojë të flasë”, iu drejtua Spiropali.
“Z. Bylykbashi më vjen keq që iu desh zonja Vokshi për të marrë guximin për të dalë aty Ju lutem mos e kërcënoni deputetin Mano, ju lutem mos i prekni deputetët. Nuk e kupton çfarë po bëni”, shtoi kryeparlamentarja.
Ndërkohë deputetët e përjashtuar nga Kuvendi janë përplasur me Gardën jashtë ambienteve të godinës.
Pasi nuk u lejuan të futen brenda u ulën këmbëkryq në hyrje të institucionit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al