Tensione jashtë Kuvendit/ Garda gardh tek dera e Parlamentit, nuk lejohen deputetët e opozitës të futen brenda

Dec 14, 2023 | 9:22
SHPËRNDAJE

Garda e Republikës është vendisur “gardh” tek dera e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen brenda.

“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.

“Hapeni derën të kaloj sepse nuk jam i përjashtuar”, i drejtohet Saimir Korreshi.

Ndërsa të tjerët dëgjohen duke thënë: “Republikë private e Lindës është kjo”, “Ec, hapu”, “E keni kthyer në burg”.

Momentet janë shoqëruar me tensione mes deputetëve dhe punonjëve të gardës, ku ka pasur edhe përplasje fizike mes tyre.

kuvend

Në total janë përjashtuar 13 deputetë të opozitës.

Në datën 6 Dhjetor u mor vendimi për përjashtimin e ligjvënësve: Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha.

Ndërsa me 11 Dhjetor u përjashtuan: Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura