Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës të papërjashtuar nuk lejohen të futen ne seancë

Oct 17, 2024 | 10:13
SHPËRNDAJE

Ashtu sikur se pritej seanca plenare në Kuvend nisi sot me tensione dhe kaos nga opozita.

Capture

Deputetët e opozitës nisën sot aksionin opozitar me karrige të grumbulluara rreth foltores. Nuk munguan as përplasjet me gardën.

Disa deputetë demokratë pretendojnë se se deputetet e papërjashtuar nuk po lejohen te futen në seancë.

Kuvendi i Shqipërisë u rikthye këtë të enjtë në seancë plenare, më datë 17 tetor në orën 10:00 të mëngjesit. Seanca e javës së kaluar u anulua për shkak të vizitës zyrtare të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Pjesë e rendit të ditës janë interpelanca me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj dhe paraqitja e raportit për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023, nga vetë kryetari i KLSH, Arben Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura