Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, përfaqësuesit e opozitës përplasin tavolinat! Veliaj: Nuk i zgjidhim dot hallet tuaja! Çdo gjë që prishni, humbisni 1% të votave

Oct 8, 2024 | 16:53
SHPËRNDAJE

Me tensione ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë, ku anëtarët e opozitës kanë përplasur tavolinat.

mbledhja

Kryebashkiaku Erion Veliaj u është drejtuar duke u thënë se të bëjnë çfarë të duan, Tiranën nuk do ta bllokojnë dot. Ndërsa theksoi se hallet e opozitës dhe krizën e tyre nuk e zgjidhin dot

Jonathan Pano: S’na e hiqni dot të drejtën e fjalës. E drejta e fjalës nuk fitohet duke i hequr dikujt tjetër.

Erion Veliaj: Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është problemi juaj. Kur ka krizë opozita nuk krijon mazhoranca, por opozita.

Nuk e bllokoni dot qytetin, e bllokuar dje çerek ore. Bjerini me dorë, bjerini me kokë, me çfarë të doni ju, nuk e bllokoni dot Tiranën.

Pano: Përgjigje për shkresat e protokolluara

Veliaj: Hallet tuaja nuk i zgjidhim dot. E di që doni të bllokoni edhe Piramidën, edhe kreditë e buta, edhe shkollat se nuk keni argument. Vazhdoni shkatërroni. Çdo gjë që prishni, humbisni një përqind të votave. Unë them fitoni ndonjë pikë nëse jeni bashkë me ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura