Tensione në sallë! Rama merr fjalën, opozita “protestë”! Kryeministri: Uluni! 5 minuta pushim! Spiropali: Ndërpritet seanca

Nov 18, 2024 | 10:11
SHPËRNDAJE

Është ndërprerë seanca parlamentare pas 6 minutash. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mori vendimin pas protestës së opozitës në Kuvend në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën për të folur në lidhje me projektbuxhetin 2025.

Kuvend

Deputetët e PD-së u ngritën në këmbë dhe godisnin tavolinat në momentin që kreu i qeverisë po fliste në foltore për pensionet.

Rama i kërkoi ligjvënësve demokratë të uleshin, por në momentin që nuk pranuan i bëri thirrje kryeparlamentares për 5 minuta pushim, që u aprovua nga Elisa Spiropali.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ju lutem uluni në vend. E keni fjalën pas kryeministrit

Edi Rama: Uluni ( I drejtohet Asllan Dogjanit)

Spiropali: Z. Bardhi ju tërheq vëmendjen! Bëji thirrje grupit parlamentar të ulet. Qytetarët na ndjekin për projektbuxhetin. Ju keni fjalën pas Kryeministrit me minutazh të barabartë, keni rastin të shprehni vërejtjet dhe pakënaqësitë.

Ju lutem uluni në vend

(Flasin deputetët e opozitës pa mikrofon)

Spiropali: Mos bëni zhurmë. Zoti Dogjani ju lutem uluni.

(Flasin deputetët e opozitës pa mikrofon)

Edi Rama: 5 minuta pushim (I drejtohet Spiropalit)

Spiropali: Ju lutem 5 minuta pushim. Ndërpritet seanca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura