Tensionet me policinë te Kuvendi, Bardhi me akuza të forta: Na kanë drejtuar armën

Oct 17, 2024 | 12:11
SHPËRNDAJE

Për tensionet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, Gazment Bardhi është shprehur për mediat se forcat e policisë u kanë drejtuar armën.

kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët.

“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.

Sipas tij, deputetët e kërcënuar me armë janë Bledjon Nallbati dhe Luan Baçi.

“Në ambientet e brendshme të Kuvendit, FNSH u drejton armën kolegëve Nallbati dhe Baçi. Akt kërcënimi me jetë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura