Tensionet në Lindjen e Mesme/ Lideri suprem i Iranit bën daljen e rrallë: Armiku ynë është një, kombet myslimane të përgatiten për rezistencë

Oct 4, 2024 | 11:03
SHPËRNDAJE

“Armiku ynë është një”, deklaroi lideri suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në predikimin e tij pas namazit të së premtes.

AFP__20240827__36EX2G6__v1__HighRes__IranPolitics

“Politikat e miratuara nga armiku ynë duan të mbjellin farat e përçarjes mes myslimanëve. I njëjti armik është për palestinezët, libanezët, egjiptianët dhe irakianët. I njëjti armik është për popullin e Jemenit dhe Sirisë”, tha Khamenei para turmës së madhe që ishte mbledhur në xhaminë ku ai mbajti predikimin e tij.

Në këtë kontekst, ai u bëri thirrje kombeve myslimane që të “lidhin brezin e rezistencës” nga Afganistani në Jemen dhe nga Irani në Gaza dhe Liban.

Ai e quajti një akt legjitim sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ndërsa mbështeti edhe sulmin e Iranit ndaj Izraelit të martën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura