Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA nis forcimin e fuqisë së saj ajrore në rajon, zëdhënësi i Pentagonit: Nëse Irani na sulmon do ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm

Sep 29, 2024 | 21:10
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka autorizuar ushtrinë të rrisë praninë e saj në Lindjen e Mesme dhe të vendosë forcat e tjera në gatishmëri të shtuar.

26816996

“Austin rriti gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për t’u vendosur, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur rasteve të ndryshme,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Njoftimi nuk detajonte se çfarë lloj avionësh të rinj mund të vendosen në rajon, por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin nëse Irani i sulmon.

“Sekretari i Mbrojtjes Austin e ka bërë të qartë se nëse Irani, partnerët e tij ose përfaqësuesit e tij e përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë”, shtoi Ryder.

Deklarata vjen mes shqetësimeve se konflikti mund të përhapet më tej në Lindjen e Mesme dhe të ndezë një luftë më të gjerë, pasi Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Liban javën e kaluar.

Ushtria izraelite ka treguar se po përgatitet të pushtojë Libanin jugor dhe tha të dielën se kishte nisur sulme shtesë ndaj objektivave në Liban.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura