Protestuesit ka mbërritur në komunën e Zveçan me flamurin e Serbisë.
Sipas REL, sot ka pasur prani më të madhe protestuesish, në krahasim me një ditë më parë.
Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela me gjemba përreth godinës së komunës./REL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al