Tensioni dhe kaosi në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, të ulen tensionet dhe të shmanget dhuna

Oct 1, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet dhe kaosin e një ditë më parë në Kuvend, ku deputet e PD dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.

ambasadori i BE

Sipas tij është për të ardhur keq që ndodhin akte dhunë, ndërsa bëri thirrje që të shmangen këto situata dhe të ulen tensionet.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria- tha ambasadori- pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër, disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet”, u shpreh ai

Deklarata e plotë:

Në fakt më lejoni që të fillojë me një not pozitive sepse po bëhet fjalë për një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket qëndrimit negociues të Shqipërisë për çështje shumë të rëndësishme për vendin, si funksionimi i ligjit, si funksionimi i institucioneve demokratike apo lufta kundër korrupsionit. Pra të gjitha këto gjëra pozitive. Prandaj ishte kënaqësi që dje opozita dhe mazhoranca u ulën dhe diskutuan në Komisioni përkatës në Kuvend dhe të miratonin dhe qëndrimin negociues në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket negociatave me BE.

Në fakt për këtë është për të ardhur keq, në fakt për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës më vonë ditën e djeshme përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në Kuvend dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Çfarë do lloj qëndrimi apo ideje që mund të kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Gjithashtu më duhet të them që në një demokraci funskionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo që të behet dhunë apo që të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin.

Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë. Pranda ja lejoj vetes që ta bëj këtë koment pikërisht se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë parlamenti i vendit, të luaj rolin e duhur që Shqipëria të behet një vend anëtar në një demokraci funksionale pra pikërisht paralmenti duhet të luajë rolin e vete dhe në të ardhmen. Madje këtë e kam thënë dhe në dhjetor kur kam arritur në Shqipëri, në fund të fundit kjo ka të bëj me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në BE. Objektiv që e mbështet shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.

Prandaj thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është tu ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura