Tentoi të dilte nga aeroporti i Rinasit me dokumente sllovene false, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Oct 15, 2024 | 16:01
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia në aeroportin e Rinasit, pasi është kapur me dokumente false.

rinas

Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se 27-vjeçari me iniciale S. L., kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet”, njofton policia.

PKK Rinas

Posedonte 3 dokumente sllovene false, arrestohet në dalje të Shqipërisë, 27-vjeçari, banues në Kosovë.

Sekuestrohen pasaporta, karta e identitetit dhe leja e drejtimit që kishte me vete ky shtetas.

Gjatë punës së kryer në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë, kaluan për kontrolle të detajuara, në vijë të dytë, shtetasin S. L., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura