Tentoi të fuste në Shqipëri 16.000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 55-vjeçari nga Kosova

Feb 8, 2025 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një 55-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri 16.000 euro të padeklaruara.

25f61b23-7e0e-4566-a647-3f2356064c1e

Në pikën kufitare të Morinës, teksa udhëtonte me automjet tip “Audi” është kaluar nga autoritetet doganore në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat 55-vjeçari me iniciale  G. M., po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

 

Njoftimi i policisë:

PKK Morinë

Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura