Tentoi të futej në ambientet kur do fliste Trump i armatosur, arrestohet një person në Kaliforni, policia lokale: Mund të kemi parandaluar një tjetër atentat

Oct 13, 2024 | 22:25
SHPËRNDAJE

Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi tentoi të hynte në një ambient ku do të fliste Donald Trump.

trump

Arrestimi u bë e të shtunën në Coachella , por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit.

Siç shkruan New York Post, i arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump.

Sipas informacioneve të para, ai kishte mbi vete një armë, një revole dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.

Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

Ai u akuzua për posedim të një arme zjarri, por u lirua me kusht prej 5000 dollarësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura