Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht duke u fshehur në bagazhin e makinës, dështon plani i të rinjve në doganën e Qafë Thanës

Jan 5, 2025 | 17:05
SHPËRNDAJE

Dy të rinj nga Prrenjasi janë ndaluar nga policia kufitare e Qafë Thanës në Korçë, pasi një 20-vjeçar me iniciale A.B tentoi të kalonte kufirin ilegalisht duke u fshehur në automjetin tip BMW  në pronësi të një 25-vjeçari.

Screenshot 2025-01-05 170510Për pasojë policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë 20-vjeçarin, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.

Uniformat blu njoftuan se kanë sekuestruar automjetin dhe 2 aparatë celular.

“Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme”, njofton policia.

NJOFTIMI

Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.

Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMË”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura