Tentoi të kalonte kufirin me makinën plot me mjete pune të vjedhura, arrestohet 51-vjeçari shqiptar nga autoritetet greke

Oct 12, 2024 | 16:04
SHPËRNDAJE

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin greko-shqiptar pasi nga kontrollet në mjet, ka rezultuar se po transportonte një sërë mjetesh pune të vjedhura.

3

Mjetet elektrike dhe dore të gjetura, posedimin e të cilave i arrestuari nuk ka mundur ta justifikojë, u sekuestruan.

Nga hetimi i policisë greke u konstatua se shumë prej mjeteve ishin vjedhur në një kohë më të hershme nga zona e Selanikut dhe pasi u identifikuan nga pronari i ligjshëm, iu kthyen.

1

Nga Departamenti i Mbrojtjes së Kufirit të Kristalopigji Follorinës, po vijojnë hetimet për origjinën e sendeve të tjera të sekuestruara, si dhe për mundësinë e kryerjes së vjedhjeve të tjera.

Policia ka sekuestruar edhe makinën me të cilën po udhëtonte 51-vjeçari.

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura