Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së me qëllim… Vihet në pranga biznesmeni 43-vjeçar (EMRI)

Feb 22, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga biznesmenin 43-vjeçar, Namik Koçi pasi tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së rajonale.

policia-vlore-1024x572-1-1

Biznesmeni banues në Durrës,  i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës.

Njoftimi:

Tiranë

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin Namik Koçi, 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura