Policia ka vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Casa Italias, ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit.
Roja ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor, sipas policisë së Tiranë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139/22 dhe 279 të Kodit Penal. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital”, njofton policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al