Tentuan të grabisnin një depozitë ari, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë! Hapën vrima në mur dhe…Si u zbuluan autorët

Oct 29, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Pesë grabitës janë arrestuar brenda një depozite ari, në lagjen Salamanca të Madridit.

policia spanj

Mediat vendase raportojnë se të arrestuarit janë nga 30-45 vjeç, ku dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.

Policia njoftoi se personat e dyshuar u arrestuan të dielën në mes të një tentative grabitjeje të një kompanie të shitjes së arit në lagjen Salamanca.

Një biznes që përveç mineraleve, kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe.

Ishin banorët e lagjes që pikasën autorët teksa hapën një vrimë në murin e godinës, nga pjesa e pasme e biznesit, me diametër më shumë se 60 centimetra. Prej aty ishin futur në katin e sipërm të pallatit.

Autorët e krimit të befasuar ishin të veshur me kapele dhe doreza. Ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale dhe gjithashtu targa që dyshohet se janë të vjedhura, shkruan “Eldebate”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura