Tentuan të korruptonin policët e Rrugores me para për të shmangur gjobat, nisin hetimet për dy shoferët!

Dec 11, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, pasi tentuan të korruptonin me para policët e Rrugores, për të shmangur gjobat që iu vendosën, pasi u kapën duke drejtuar makinat në gjendje të alkoolizuar.

policia rrugore

Policia njofton se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 62 vjeç dhe M. S., 42 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI

Durrës/ Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, procedohen penalisht 2 shtetas.

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar për verifikime, automjetet me drejtues shtetasit D. L. dhe M. S., të cilët pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultuan në gjendje të dehur. Për të shmangur masën administrative, ata iu kanë ofruar para, punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 62 vjeç dhe M. S., 42 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura