“Tërmet 12-ballësh”- Shkarkimet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi publikon emrat: Lëvizje e dëshpëruar!

Oct 25, 2024 | 12:22
SHPËRNDAJE

Belind Këlliçi në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës komentoi shkarkimet e fundit të 12 drejtorëve, duke thënë se është një lëvizje e dëshpëruar.

kellici

Në fjalën e tij, ai tha se u hoqën disa hajdutë si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa kryehajdutë.

Këlliçi publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt.

“Kjo protestë përveçse ka çuar në burg 3 nga hajdutët kryesore të 5D, sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në bashki. Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. NJë dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni, që edhe me të do merremi dhe ka vënë një hajdut tjetër Erjon Rapajn, famozin e Kombinatit që vidhte vota në Kombinat. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi po ashtu komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës, për të cilin tha se u mor peng nga bandat.

“Një ish president, ish kryeministër, ish kryetar parlamenti u mor peng në mes të ditës nga njerëz bandit pa simbolet e policisë së shtetit. Po cfarë prisnin këta nga Ilir Meta, ti thoshte faleminderit që po shkel ligjin?”, tha Këlliçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura