Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Filipinet në orën 22:37 të së shtunës (ora lokale, 15:37 në Shqipëri).
Autoritetet lëshuan një paralajmërim “tsunami shkatërrues me valë kërcënuese për jetën”, por më vonë e tërhoqën atë.
Epiqendra ishte në pjesën lindore të ishullit Mindanao, në pjesën jugore të vendit, në një distancë prej gati 21 km në verilindje të qytetit Hinatuan.
?? ? ❗ | The Philippine authorities have not issued an international call for help following the significant earthquake (#lindol) in #Mindanao, #Philippines, as reported by the #Turkish Emergency Management. There is a potential tsunami threat within 1000km of the epicenter.… pic.twitter.com/I4EX8IHhSG
— Breaking News (@PlanetReportHQ) December 2, 2023
Thellësia fokale, sipas USGS, ishte 32.8 kilometra.
Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur.
Pamjet e para nga zona tregojnë vetëm dëme materiale.
Pak më vonë në orën 23:06 u regjistrua një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë dhe me epiqendër afër asaj të tërmetit më të madh.
Një tjetër lëkundje e fortë ka ndodhur në orën 01:40 të së dielës (me orën lokale) me magnitudë 6.2 ballë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al