Tërmeti në Shqipëri, Agjencia e Mbrojtjes Civile jep detaje për lëkundjet sizmike

Oct 25, 2024 | 20:22
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile ka reaguar lidhur me tërmetin që goditi vendin tonë sot rreth orës 19:32.

rrrrrrrrrrr

Përmes një postimi në Facebook, Agjencia Kombëtare Mbrojtjes Civile, bën me dije se sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Postimi i plotë

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura