Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të marrin pak kohë e të kujdesen për veten.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u kërkon të bëjnë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES 💗 dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al