“Thashë mos ra zjarri në shtëpinë time”- Flakët shkrumbuan banesën dykatëshe, flet banori i zonës: Brenda ishin dy fëmijë të vegjël

Jan 4, 2025 | 22:49
SHPËRNDAJE

Zjarri i rënë në një banesë në Pogradec ka alarmuar banorët e tjerë, të cilët janë shprehur të frikësuar se mos flakët përhapen edhe në shtëpitë e tyre.

zjarr pogradec

Një prej tyre thotë se në familjen ku ra zjarri jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël brenda.

“Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka. Këtu janë tre familje”, tha banori i zonës.

Policia në një njoftim zyrtar tha se zjarri ra aksidentalisht në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjitur me banesën që ra fillimisht zjarri.

“Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit  kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga  rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë. Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët”, tha policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura