“The Guardian” ndalon së postuari në platformën “X”! Media zbulon arsyen: Është toksike dhe…

Nov 13, 2024 | 16:38
SHPËRNDAJE

Media ndërkombëtare “The Guardian” do të ndalojë së postuari artikujt e saj në platformën “X”, e cila është në pronësi të miliarderit Elon Musk.

the guardian x elon musk

Përmes një njoftimi zyrtar, “The Guardian” shkruan se nuk do të postojë më në këtë platformë pasi e ka cilësuar atë toksike dhe me pretendimin se Elon Musk kërkon të formësojë diskursin politik përmes materialeve në “X”.

Më tej, media sqaron se përdoruesit e “X” do të jenë në gjendje të shpërdajnë (share) artikujt e tyre, duke mos ndikuar në lirinë e lexuesve.

Sakaq, “The Guardian” shkruan se gazetarët e saj do të mund të përdorin faqen e medias në platformën “X” , në mënyrë që të mbledhë lajme.

Duke e cilësuar si një platformë toksike që mbështet racizmin, media ndërkombëtare shkruan se platforma “X” ka një rol shumë të pakët në promovimin e punës së tyre gazetareske.

Letra e plotë e “The Guardian”:

Pse Guardian nuk po poston më në X.

Deshironim t’u bënim me dije lexuesve se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të Guardian në faqen e mediave sociale X (ish Twitter). Ne mendojmë se përfitimet e të qenurit në “X” tani janë tejkaluar nga negativiteti dhe se burimet mund të përdoren më mirë për të promovuar gazetarinë tonë diku tjetër.

Kjo është diçka që ne kemi marrë në konsideratë për një kohë të gjatë  duke pasur parasysh përmbajtjen shpesh shqetësuese të promovuar ose të gjetur në platformë, duke përfshirë teoritë konspirative të së djathtës ekstreme dhe racizmin. Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA shërbeu vetëm për të nënvizuar atë që kemi konsideruar për një kohë të gjatë: se “X” është një platformë mediatike toksike dhe se pronari i saj, Elon Musk, ka qenë në gjendje të përdorë ndikimin e saj për të formësuar diskursin politik .

Përdoruesit e X do të jenë ende në gjendje të ndajnë artikujt tanë dhe natyra e raportimit të lajmeve të drejtpërdrejta do të thotë që ne do të kemi (embed) herë pas here përmbajtje nga X brenda faqeve tona të artikujve.

Gazetarët tanë do të jenë gjithashtu në gjendje të vazhdojnë të përdorin faqen (zyrtare) për qëllime të mbledhjes së lajmeve, ashtu siç përdorin rrjetet e tjera sociale në të cilat ne nuk angazhohemi zyrtarisht.

Media sociale mund të jetë një mjet i rëndësishëm për organizatat e lajmeve dhe të na ndihmojë të arrijmë audienca të reja, por, në këtë pikë, “X” luan një rol të zvogëluar në promovimin e punës sonë. Gazetaria jonë është e disponueshme dhe e hapur për të gjithë në faqen tonë të internetit dhe ne do të preferonim që njerëzit të vizitojnë theguardian.com dhe të mbështesin punën tonë atje.

Fatmirësisht, ne mund ta bëjmë këtë sepse modeli ynë i biznesit nuk mbështetet në përmbajtje virale të përshtatura me tekat e algoritmeve të gjigantëve të mediave sociale, përkundrazi ne financohemi drejtpërdrejt nga lexuesit tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura