Ernest Muçi ua ka mbyllur gojën kritikëve të tij që i ishin kundërvënë këto javë duke pretenduar se ai nuk mund të ishte vendimtar. Goli i shënuar në të tretën ndeshje radhazi, këtë herë në Ligën e Europës, ndihmoi Beshiktashin të merrte tre pikë të rëndësishme sot përballë Malmo, për të ngjallur shpresat e kalimit në fazën me eliminim direkt të turneut.
Ndoshta për shkak të polemikave të krijuara rreth tij, Muçi preferoi të mos festonte golin, por thjesht vuri dorën te veshi para tifozëve, si një mesazh i qartë për atë që ishte komentuar rreth sulmuesit shqiptar. Megjithatë, ai nuk e fshehu entuziazmin e tij për golin e parë që shënonte me Beshiktash në arenën ndërkombëtare.
“Jam shumë i lumtur, kishim humbur dy ndeshjet tona të fundit. Tani bëmë një kthim të mirë te fitoret. Falënderoj tifozët, ne bëmë një reagim të mirë. Do të vazhdojmë në këtë rrugë.
Golat që po shënoj? Ne punojmë për gjithçka. Unë jam i lumtur të ndihmoj ekipin tim, dua të vazhdoj kështu”, tha sulmuesi shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al