Ilir Meta kishte nje thirrje te forte per punonjesit e administrates kete te merkure, per te pasur kujdes nga dokumentet qe duhet te firmosin.
“I bëj thirrje cdo nëpunësi të administratës nga ky moment të jetë shumë i kujdeshëm kur i çojnë diçka për të firmosur.
Se s’kanë ata pse të bëhen bedela për pangopshmërinë e Esatit dhe enturazhit të tij”, tha Meta ne nje konference per mediat.
Sipas Metes, revulucioni antikorrupsion do te kete disa etapa dhe kerkoi nga anetaret e komitetit organizativ mobilizim total per te ndergjegjesuar qytetaret.
“Sepse nuk ka kohe, per mua nuk ka pushime une 25 korrikun e kam pritur qe ne 26 prill ne mengjes”.
“Ky revolucion ka disa etapa.
E para për mua ndërgjegjësimi juaj e opinionit që kjo është betejë e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane.
Ndaj mobilizim total e shpresojmë që drejtësia të veprojë pa regji si deri tani, me përgjegjshmëri të plotë dhe faza e dytë është mobilizimi i lëvizjes qytetare dhe këtë e keni detyrë ju e bashkëpunim me shoqërinë civile që qytetarët të shkojnë tek institucionet ku vidhet më shumë se vështirë të gjesh një institucion që nuk abuzon e nuk bën tendera sekretë e që nuk falsifikon dokumentet zyrtare.
Këtej bie sistemi i e Albania ketej vidhen te dhenat, është e mirëkalkuluar cdo gjë, mendojnë që e kanë lodhur popullin e kanë blerë opozitën dikur pothuaj tërësisht se dhe ju pa vetëdije u bëtë pjesë e atij skenari e tani prapë përmes një pjese që bën sikur bën opozitë e ka tradhtuar prej kohësh ata që kanë votuar për ndryshim, kujtojnë se do i mbajnë njerëzit të çoroditur”, tha Meta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al